Që në ditët e para të vitit të ri 2017, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe strukturat e saj, kanë nisur punën për kryerjen e funkioneve të tyre, duke mos lejuar që të abuzojnë as shkelësit e ligjit.

Konkretisht sot, Inspektoriati Shtetëror i Ujërave, pas një denoncimi të marrë për dëmet që po i shkaktohen bregut të detit, tek Delta e Përroit të Thatë në Palasë, rrethi Vlorë, ka dërguar menjëherë ekspertët e tij, ku kanë konstatuar nga afër problematikën dhe ndërhyrjet e paligjshme. Për këtë arsye, ISHU ka gjobitur me 5 milionë lekë kompaninë kontraktore për ndërtimin e një fshati turistik, “Gjikuria sh.p.k”; 2 milionë për shfrytëzim inertesh, 1 milion për shkarkimet dhe 2 milionë për veprimtari të paligjshme në brigje.

Nga konstatimi i inspektorëve të Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave, rezultoi se, kompania “Gjikuria”, merre pa asnjë leje shfrytëzimi inerte në breg të detit dhe i përdorte ato për ndërtim të fshatit turistik; nyja e përpunimit të inerteve ishte ndërtuar pranë bregut dhe të gjitha shkarkimet derdheshin në det, si dhe shoqëria në fjalë mbushte me inerte e mbetje të tjera tokën në breg të detit, për të përfituar sipërfaqe, në kundërshtim me ligjin.

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Gjobë 5 mln lekë kompanisë që dëmtoi bregdetin në Palasë Gjobë 5 mln lekë kompanisë që dëmtoi bregdetin në Palasë Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!