Teksa çmimet e barnave janë ulur të paktën me 2 2% këtë vit sipas INSTAT, importi i tyre është rritur dukshëm.

Nga të dhënat e Doganave, mësohet se për periudhën 11-mujore (janar-nëntor 2016) importet e ilaçeve shënuan një rritje vjetore në vlerë me 9%, duke arritur në 19 miliardë lekë, ose 138 milionë euro.

Burimet nga tregu pohojnë se vlera e lartë e ilaçeve i korrespondon volumeve më të larta të importit, teksa tregu po vuan pasojat e medikamenteve jocilësore. Për rrjedhojë qytetarët paguajnë më shumë, pasi duke blerë dy-tre herë ilaçet për një kurë, harxhojnë më shumë se më parë. Mjekët dhe farmacistët pohojnë se në listën e barnave të rimbursuara janë futur ato më të lirat, që kanë më pak efekt.

Këtë e tregon edhe gjeografia e importit të ilaçeve, kur shihet se importet e tyre nga Gjermania kanë rënë me 20%, teksa shihet një rritje e tyre me rajonin.

Tregu i barnave në Shqipëri është rregulluar, ndërkohë që barnat dhe shërbimet farmaceutike ofrohen nga sektori privat. Së fundmi, është ngritur Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Materialeve Mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë thotë se si pasojë e masave për të rritur aksesin në barna të sigurta dhe për të ulur barrën financiare të tyre, prej vitit 2015 mjaft barna tregtohen me çmime rreth 30% më të lira krahasuar me vitin 2013.

Programi i qeverisë parashikon uljen e çmimit të shitjes së barnave në Shqipëri. Ndërkohë, janë përjashtuar nga TVSh 10% barnat dhe materialet mjekësore dhe nga TVSH 20% materialet mjekësore të implantueshme.

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) / Monitor

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Iluzioni i ilaçeve të lira, shpenzojmë më shumë se nuk bëjnë efekt Iluzioni i ilaçeve të lira, shpenzojmë më shumë se nuk bëjnë efekt Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!