Ditët e fundit të 2016 në pikat e kolaudimit të automjeteve ka pasur radhë të shumta, dhe për mjaft qytetarë nuk është bërë e mundur marrja e certifikatës së kontrollit teknik të mjeteve pavarësisht se kanë paguar taksën vjetore.

Ministria e Transporteve bën me dije të gjithë qytetarët apo subjektet që kanë paguar taksën e mjetit të tyre në fund te 2016 mund te kryejnë kontrollin teknik dhe në ditët e para te vitit 2017.

Sipas transporteve drejtuesit nuk do jenë të detyruar të paguajnë me parë edhe taksën e këtij viti që sapo ka filluar, për të marrë kolaudimin vjetor.

Ndërkohë pikat e kontrollit teknik të automjeteve do të jenë të hapura që në ditët e para të janarit në të gjithë Shqipërinë, por ministria e Transportit nxit shtetasit që të zbatojnë sa më parë detyrimin e kryerjes se kolaudimit, nëse u ka kaluar afati.

1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Kolaudimi, kush ka paguar taksat vjet, kontrolli në ditët e para të janarit Kolaudimi, kush ka paguar taksat vjet, kontrolli në ditët e para të janarit Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!